GFI Albania

Bloomberg: kontrabanda e karburanteve dhe evazioni fiskal në Evropë – Lindje dhe Perëndim.

Home / Bloomberg: kontrabanda e karburanteve dhe evazioni fiskal në Evropë – Lindje dhe Perëndim.

Mashtrimi me Karburant i Kushton Europës më shumë se 4 Miliardë dollar evazion fiskal në vit.

Shkruar nga Konstantin Rozhnov dhe Marek Strzelecki –  27 Gusht, 2013

 

Një roje e rafinerisë më të madhe të naftës në gjermani, Uzina MiRO në Karlsruhe, priste deri sa një koleg i tiji, roje e sigurisë, nuk e kishte mendjen dhe menjëherë dërgonte një mesazh telefonik për të lajmëruar që rruga ishte e lirë për një autobot 10.000 litërsh naftë të vjedhur që të dilte nga portat.

Çdo mesazh që ai dërgonte siguronin një pagesë prej 300 Eurosh (400$) për secilin kamion, nga 87 të tillë që ishin vjedhur në një periudhë kohore prej më shumë se një viti duke filluar që në 2011.  Kjo skemë nuk u kuptua që në fillim deri kur një nga punonjësit e pastrimit të autoboteve u përjashtua nga puna, ai shkoi në polici dhe denoncoi këtë vjedhje.  Së bashku me provat e marra nga xhirimet të kamerave të sigurisë, ky rast çoi në burg 4 persona në Qershor të këtij viti.  Ekziston një rritje e karburantit të vjedhur dhe të futur kontrabandë në Europë, ku qeveritë e BE-së, nga Polonia deri në Mbretërinë e Bashkuar humbasin çdo vit nga 100 milion Euro deri në 1.3 Miliardë Euro nga taksat e pambledhura.  Ky lloj krimi po përhapet ne rajonet afër këtyre shteteve për shkak se çmimi me pakicë i karburanteve është rritur me 52 cent për litër krahasuar me atë të 2009.  Drejtuesit e tetë rafinerive nga dhjetë syresh që u pyetën nga Bloomberg thanë se edhe fitimet e tyre po pësojnë ulje.

“Një aktivitet i tillë kriminal po shkatërron industrinë legjitime të karburanteve dhe shtetin gjithashtu, në një kohë kur sfidat ekonomike nuk kanë qenë kurrë kaq të mëdha”, tha Tom Noonan, President i Industrisë Irlandeze të Karburanteve.  Presidenti dhe Shefi Ekzekutiv i Grupit Maxol, një shitës me pakicë me seli në Dublin tha: “Aktiviteti i jashtëligjshëm ka mundësuar rritjen të këtij fenomeni në një shkallë të madhe pa asnjë lloj pengese”.

 

Mashtrimi

Ndërkohë që Komisioni Europian, Europol-i, agjencia e zbatimit të ligjit e Bashkimit Europian dhe Europia dhe shoqatat e rafinerive me seli në Bruksel nuk japin shumë statistika për mashtrimin me karburantin, por të dhënat nga qeveritë tregojnë shtrirje më të madhe të këtij krimi.

“Mashtrimi me taksat në Poloni u rrit më 47 përqind nga 2010 në 2012, sipas një auditimi që iu krye më shumë se 1.000 tregtarëve të karburanteve më shumicë dhe pakicë” deklaroi Wieslawa Drozdz, zëdhënëse e Ministrisë së Financave në Varshavë me anë të një e-maili të datës 24 Qershorit.  Polonia ka humbur 3 miliardë 3 zloty (943 milion $) vitin e shkuar, sipas Organizatës Polake të Industrisë së Naftës dhe Tregtisë.

Në Britani janë vjedhur nga taksat më shumë se 1.1 miliardë paundë (1.7 miliardë $) me anë të mashtrimit të karburantit në vitin 2008-2009, sipas një raporti të komisionit parlamentar që u publikua vitin e shkuar.

Në Greqi, tregu ilegal i karburanteve ka pasur një fitim prej 600 milion Eurosh në vit, tha Ministria e Financave pa dhënë asnjë shifër për vitet e mëparshme.

Mbyllja e Uzinave

Tregu i zi Europian i shtohet probleme me të cilat po përballen rafineritë për shkak të kërkesës më të ulët në dy dekadat e fundit sipas Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë (|ANE).  Një mesatare prej 11.6 milion fuçi në ditë me naftë krudo është përpunuar çdo ditë nga Janari deri në Maj në ekonomitë më të pasura të rajonit, që përbën nivelin më të ulët të periudhave përkatëse që nga viti 1989, tha ANE me seli në Paris më anë të një raporti të 11 Korrikut të këtij viti.

Fitimi i rafinerive, fitimi që e kthen naftën krudo në karburant si naftë apo benzinë, është rreth 4 $ për fuçi në Europën Veriperëndimore sipas të dhënave të mbledhura nga Bloomberg.  Kjo e krahasuar me 8$ vitin e shkuar dhe me 20$ në Shtator 2008.  Fitimet do të mbesin ndoshta poshtë niveleve të 2012 për pjesën tjetër të këtij viti.  OMV AG (OMV), deklaroi kompania e naftës me seli në Vienë e cila drejton rafineritë në Austri, Gjermani dhe Rumani, tha në deklaratën e saj të fitimeve në 13 Gusht.

Mashtrimi me karburante në vende të tilla si Austria dhe Gjermani duken të vogla kur krahasohen me mashtrimet që bëhen në Europën Lindore sipas PKN Orlen SA, rafinerisë më të madhe në Poloni.  Karburantet e pataksuara përbëjnë më shumë se 13% të tregut të naftës në Poloni, sipas hamendësimeve të industrisë.  Rreth 20% e karburantit të konsumuar në Republikën Çeke është e paligjshme sipas të dhënave qeveritare.

Trafiku në Kufi

Trafiku ndodh më shumë në zonat kufitare ku dallimet e çmimeve janë më të mëdha.  Nafta, karburanti më i përdorur në Europë, është mesatarisht 31.27 rubla (71 cent të euros) për litër javën e shkuar në Rusi, krahasuar me 1.30 euro për litër në Polon idhe 1.34 euro në Lituani, tregojnë të dhënat e përgatitura nga Bloomberg.

Në Lituani, ku një nga katër konsumatorë pranon të ketë blerë në tregun e zi, mashtruesit blejnë karburant me çmim të ulët nga shoferët e automjeteve që vijnë nga Rusia dhe Bjellorusia dhe e shesin atë më lirë se çmimi i tregut vendas për përfitim, sipas institutit të Tregut të Lirë Lituanez.  Karburanti zakonisht shitet në vend-parkime dhe ka marrë formën e krimit të organizuar,” deklaroi Marek Switajewski, CEO në Kompaninë Unipetrol AS, Rafineria më e madhe Çeke në një intervistë në Pragë.

Mashtrimi me karburant i kushton kompanisë më shumë se 19 milion euro ë vit.

Pompa karburanti të lëvizshme

Mashtrimi gjithashtu po përhapet edhe në tregjet e Europës perëndimore.  Sipas HMRC-së, agjensisë së taksave të Britanisë, policia në Irlandën e Veriut ka ndaluar më 13 Gusht një furgon i cili ishte i pajisur me një pompë, depozitë dhe tuba gome.

Në kuadër të një hetimi, një manifakturë e vogël me kapacitet për prodhimin e rreth 1.000 litrave (264 galon) në javë ishte gjetur në një hangar.  U arrestuan tre persona pasi u zbuluan 2.000 litra karburant i jashtëligjshëm.

Pompat e lëvizshme “janë shumë të lehta për t’u instaluar, ne i ç’instalojmë ato, ato përsëri ngrihen,” deklaroi John Whiting, ndihmës drejtor për hetimet penale në HMRC, përpara komisionit parlamentar në Londër vitin e kaluar.  “Ne jemi të ndërgjegjshëm që ekzistojnë radhë të gjata automjetesh për të shkuar tek këto lloj vendesh.”

Mashtruesit në Irlandën e Veriut mund të shesin naftë të jashtëligjshme për 40 pens (62 cent të dollarit amerikan) për litër më pak se karburanti i ligjshëm dhe përsëri kanë fitim, gjithmonë sipas raportit të komisionit parlamentar.  Javën e kaluar, një litër naftë në Mbretërinë e Bashkuar u shit për 1.42 paund, sipas të dhënave të mbledhura nga Bloomberg.

Luksemburgu, më i ulëti.

Dallimet në sistemet kombëtare të taksimit e nxisin më shumë mashtrimin.  Taksa në çmimin e pompës për naftën në Luksemburg 41 përqind në Luksemburg, më i ulëti në rajon, sipas të dhënave të mbledhura nga Bloomberg.  Në Mbretërinë e Bashkuar, taksa përbën 58 përqind të çmimit.

“Arsyet e çmimit janë ato që e bëjnë karburantin të lëvizë nga një cep i Europës në cepin tjetër” deklaroi Alan Gelder, drejtor i shërbimeve kërkimore për karburantet në kompaninë Wood Mackenzie Ltd., konsulent për kompanitë ndërkombëtare dhe vendore të naftës, në një intervistë telefonike nga Londra.  Njerëzit nga vendet fqinje shkojnë shpesh në Luksemburg për të mbushur serbatorët e tyre pasi atje është taksa më e ulët në rajon për karburantet deklaroi më tej Gelder.

Moti i ftohtë shpesh nxjerr në pah shtrirjen e tregut të zi në Europë.  Temperaturat e ulëta shpesh e bëjnë të papërdorshëm karburantin me cilësi të ulët të importuar ilegalisht nga vende të tilla si Bjellorusia dhe Rusi, duke i detyruar drejtuesit e automjeteve që t’i kthehen burimeve të ligjshme, sipas Beata Karpinska, një zëdhënëse e PKN ORLEN në Plock të Polonisë.

Shitjet e naftës dhe benzinës në Lituani në pikat a karburantit u rritën për rreth 20% brenda një jave në Shkurt 2012, kur temperaturat zbritën me një mesatare prej minus 17.8 gradë celsius (minus 4 gradë Fahrenheit), sipas Institutit Lituanez të Tregut të Lirë.

Përgjigjja e Qeverisë

Qeveritë europiane po përpiqen që të reagojnë.  Presidenti Çek Milos Zeman ne 18 Korrik nënshkroi një ligj me anë të se cilit ndërrohet kodi i taksës për tregtinë e naftës.  Dhoma e Ulët e parlamentit polak miratoi të njëjtat masa në 26 Korrik.  Irlanda prezantoi një sistem elektronik këtë vit, i cili monitoron lëvizjet e karburantit, deklaroi Noonan i shoqatës irlandeze të naftës.

“Ne duam që të jemi konkurrues me rafineritë në rajon”, tha Switajewski në Unipetrol, i cili pret që tregtia e paligjshme të bjerë me 50 përqind në 2017 si rezultat i ligjeve të reja.  Drejtuesit e automjeteve mund të përfitojnë ligjërisht nga karburantet më të lira në vendet fqinje duke kaluar kufijtë kombëtar.  Rreth 3,500 polak shkojnë rreth 10 herë në muaj në Kaliningrad, territor rus që ndan Lituaninë më Poloninë, për të blerë karburant me çmim më të lirë.

Masa Sigurie Shtrënguese

Në Rafinerinë Mineraloelraffinerie Oberrhein GmbH, apo MiRO, në Karlsruhe, zyrtarët kanë shtrënguar masat e sigurisë pas asaj që ndodhi në 2011, deklaroi kompania në faqen e saj në internet.

Tre pastruesit e autoboteve filluan të vjedhin naftë duke përdorur kamionë që mbanin 4.000 litra, sipas të dhënave që Bloomberg mori nga Jochen Herkle, një zëdhënës për gjykatën e qarkut.  Pasi rekrutuan rojën e sigurisë, vjedhësit e rritën kapacitetin me autobotë 10.000 litërsh tha Herkle.  Të katërt persona e rrëfyen krimin kur u kapën dhe ai që tregoi në polici mori një dënim më të butë me burg se bashkëpunëtorët e tij.

Kompania kishte humbur 912,000 litra naftë dhe karburant për ngrohje nga fillimi i 2011 deri në Qershor 2012.  Kjo sasi po të ishte shitur do të kishte një vlerë prej plot 1.3 milion eurosh në Gjermani.

Pa masat që kufizojnë mashtrimin me karburantet, mund të krijohet edhe “efekti i topit të dëborës, që duhet vite ta ndalosh,” tha Organizata Polake Industrisë dhe Tregtisë së Naftës.

 

http://www.bloomberg.com/news/2013-08-26/fuel-smugglers-costing-europe-more-than-4-billion-in-lost-taxes.html