GFI Albania

Rreth nesh

Home / Rreth nesh

GFI Albania është themeluar si kompani konçesionare për të zbatuar projektin kombëtar të Markimit të karburanteve dhe të Naftës Bruto. Teknologjia e projektit është e bazuar në sistemin Petromark, të zhvilluar nga Global Fluids International (GFI Petromark), tashmë SICPA GFI, një nga kompanitë lider në botë në sistemet e markimit të hidrokarbureve. Petromark është një sistem markimi dhe identifikimi modern, i sofistikuar dhe plotësisht i integruar. Sistemi është i lehtë si për t’u kuptuar ashtu dhe për t’u përdorur dhe zbatuar në terren. Rezultatet e testeve merren menjëherë në vend.

Industria e karburanteve vuan nga shumë fenomene negative që shpesh janë tepër të sofistikuara, të cilat shkaktojnë humbje të mëdha për buxhetin e shtetit, kompanitë e karburanteve si dhe konsumatorët për shkak të kontrabandës dhe përzierjeve. Këto fenomene sjellin humbje të mëdha të të ardhurave nga taksat, ndotje të larta të ambientit, probleme shëndetësore për qytetarët dhe probleme të mëdha teknike me automjetet e tyre. Karburantet e përziera me kimikate të paligjshme që janë të dëmshme për mjedisin e konsumatorët mund të identifikohen dhe ndalohen.

Zgjidhja e ofruar nga GFI Petromark është shumë e veçantë dhe gjithëpërfshirëse në luftën kundër këtyre fenomeneve të jashtëligjshme.