GFI Albania
Arrests in multi-million-euro Albanian petrol fraudArrestime për mashtrimin shumë milionë eurosh me karburantin shqiptar
14 Mars 2011, 23:16 CET
(TIRANË) – Të paktën 11 persona janë arrestuar në Shqipëri në lidhje me një skemë mashtrimi karburantesh shumë milion eurosh në kuadrin e rasteve serioze anti-korrupsion, thanë prokurorët të Hënën.
Të dyshuarit – biznesmenë, doganierë dhe zyrtarë të taksave – akuzohen për abuzim me detyrën, larje parash dhe mashtrim. Hamendësohet se ata kanë ri-shitur në tregun vendas rreth 47.000 ton naftë krudo që ishte destinuar për eksport, duke e përzier atë me karburant dizel për ta shitur si benzinë.
“Hetimet vërtetuan se sasi të mëdha të naftës bruto janë rishitur në tregun shqiptar nga viti 2007 deri 2009 duke shkaktuar shumë dëme tek klientët” – tha zëdhënësi i prokurorisë Plator Nesturi.
Nafta bruto i ishte shitur kompanisë private ARMO që të eksportohej tek rafineritë jashtë vendit, tha prokuroria. Në vend të kësaj, kjo naftë qëndroi në Shqipëri dhe ishte përzier me karburante dhe ishte shitur si naftë nga kompanitë Eurooil dhe Fisheku. Mediat shqiptare përllogarisin se këto kompani kanë futur në xhepat e tyre të paktën 70 milion Euro (98 milion dollarë) në vit.
Ky është rasti më i freskët i një hetimi korrupsioni të niveleve të larta ku janë përfshirë zyrtarë të lartë dhe në disa raste edhe ministra të qeverisë.
Vitin e kaluar Bashkimi Europian nuk e miratoi aplikimin e Shqipërisë për statusin kandidat, duke i bërë thirrje këtij vendi të Ballkanit që të bëjë përpara në luftën kundër korrupsionit.