GFI Albania

Problemi

Home / Problemi

Karburantet përbëjnë produktet më të rëndësishme që i nënshtrohen akcizës në Shqipëri dhe për këtë arsye janë një burim shumë i rëndësishëm i të ardhurave fiskale për qeverinë. Megjithatë, për shkak të specifikave të karburanteve, kontrolli fiskal është më i vështirë për t’u ushtruar nga organet përkatëse shtetërore. Ndryshe nga shumë produkte të tjera të akcizës, karburantet nuk mund të certifikohen me pulla të veçanta fiskale që vërtetojnë pagesën e akcizës dhe taksave të tjera, të cilat janë të kontrollueshme në çdo kohë nga inspektorët tatimorë/doganorë.

Shqipëria është një vend me një industri komplekse karburantesh. Nga njëra anë, Shqipëria ka vendburimin më të madh kontinental naftëmbajtës në Evropë. Nga ana tjetër, sa i përket lëndëve djegëse të rafinuara për konsum, në treg operojnë rafineritë vendase si dhe subjektet që importojnë lëndë djegëse për tregun vendor si dhe për rieksportim, kryesisht në Kosovë. Për rrjedhojë, Shqipëria mbetet një vend i pambrojtur për sa i përket rreziqeve të përzierjes, kontrabandës së karburanteve, cilësisë së dobët etj. Këto probleme shkaktojnë çdo vit humbje fiskale kolosale për qeverinë.

Kontrabanda
Kontrabanda është një nga metodat më të përhapura për evazionin fiskal të hidrokarbureve. Në shumë vende të botës, autoritetet kombëtare të mbledhjes së taksave nuk arrijnë ta mbledhin atë dhe konsumatorët mbajnë barrën duke paguar më shumë taksa nga xhepat e tyre për të kompensuar humbjen në mbledhjen e taksave. Kontrabanda është e përhapur në vendet ku:

  • Përmes kalon një sasi e madhe karburanti, e destinuar kryesisht për eksport;
  • Ka një pabarazi të madhe në çmimet e karburanteve me vendet fqinje;
  • Ka subvencione ose taksa të ndryshme për të njëjtat produkte;
  • Ekziston një kontroll i cenueshëm në zinxhirin e shpërndarjes.

Përzierja
Përzierja është një praktikë ku produktet me çmim më të ulët përzihen me lëndë djegëse më të shtrenjta. Produktet e përziera kanë ndikime të shumta negative mbi automjetet, mjedisin, shëndetin publik dhe automjetet e shpërndarjes së karburantit. Përzierja është e zakonshme në vendet ku ka naftë bruto dhe nënprodukte të saj, parafinë ose karburant avioni të cilat shpesh përzihen me naftë dhe shiten me një çmim më të lartë. Kjo ndodh në zonat ku çmimet e produkteve të tilla ndryshojnë nga njëra-tjetra dhe ku ka dallime midis taksave dhe subvencioneve për karburantet dhe produktet tretëse. Shqipëria është një vend ku problemet e shkaktuara nga përzierjet janë të dukshme, duke ulur të ardhurat buxhetore dhe duke shkaktuar shumë dëme për konsumatorët dhe mjedisin.