GFI Albania
Epërsitë/Avantazhet e Markuesit
Video
Qëndrueshmëria: Një sinergji unike, markues karburanti i pakrahasueshëm, me një histori të padiskutueshme suksesi dhe qëndrueshmërie, i fortë, i paeleminueshëm, me një analizues shumë të saktë të dedikuar.
Petromark™ bazohet në teknologjinë analitike shumë të sigurtë të rrezeve X fluoreshente (XRF) e cila përdor ndërveprimin e rrezeve X me një molekulë në provës për të identifikuar përbërjen e saktë të saj dhe sasinë. Kjo metodë jo-shkatërruese dhe e cila nuk ndërhyn realizon rezultate të sakta të pakrahasueshme në mënyrë të shpejtë dhe me kosto të ulët.
Markuesi ka Epërsitë/Avantazhet e mëposhtme:
- Depërton në nivel molekular, është i padukshëm dhe është e pamundur që të imitohet, hiqet, dhe/ose tjetërsohet;
- Është një markues me shumë funksione. Petromark™ markon dhe gjurmon benzinën, naftën, naftën bruto dhe atë virgjin, mazotin, derivatet e naftës, solventet, lubrifikantët dhe bio-karburantet.
- Përputhet me emetimet motorike dhe rregulloret mjedisore dhe është vërtetuar si një lëndë “jo e dëmshme” për motorët, skapamenton, dhe sistemet katalitike konvertuese;
- Nuk tjetërson karakteristikat e karburantit të markuar apo lëndëve/markuesve të tjerë që janë të pranishëm në karburant dhe nuk ndikon në rendimentin e automjetit;
- Është shumë i qëndrueshëm në karburant për një kohë shumë të gjatë;
- Është rezistent ndaj dritës, nxehtësisë, dhe kushteve të skajshmë të motit;
- Ka një jetëgjatësi të gjatë;
- Është e akredituar dhe certifikuar nga ISO.