GFI Albania

Eurocontrol Fillon Kontratën për Markimin e Karburantit në Shqipëri

Home / Eurocontrol Fillon Kontratën për Markimin e Karburantit në Shqipëri

Toronto, KANADA, 4 Shtator 4, 2013- Kompania Eurocontrol Technics Group Inc. (TSX Venture: EUO), një kompani shtetërore kanadeze e specializuar në marrjen, zhvillimin dhe tregtimin e sigurisë novatore të energjisë, teknologjitë e verifikimit dhe çertifikimit, bën me dije se kompania e tëra në pronësi të saj Global Fluids International S.A. (“GFI”) ka filluar kontratën për markimin dhe ndjekjen e karburantit në nivel kombëtar në Shqipëri.

Me zbatimin e kësaj kontrate të markimit dhe ndjekjes së karburantit, Shqipëria po bën përpara në luftën kundër korrupsionit në fushën e tregut të naftës në rajonin e Ballkanit dhe bazuar në rezultatet në vendet e tjera, Shqipëria prêt të ketë një rritje të mbledhjes së taksave për karburantin nga 150 milion deri në 200 milion Euro në vit dhe një përmirësim në cilësinë e karburantit dhe mjedisit.

Bruce Rowlands, Presidenti dhe CEO i kompanisë Eurocontrol deklaroi: “Implementimi i sistemit të markimit të karburantit nga GFI përbën në vetvete një fushatë gjithëpërfshirëse në luftën kundër evazionit fiskal nga karburantet.  Ne jemi shumë të gëzuar që qeveria shqiptare ka ndërmarrë këtë nismë pozitive në përmirësimin e mbledhjes së taksave dhe cilësisë së karburantit.

 

Rreth Kompanisë Eurocontrol Technics Group Inc.

 

Kompania Eurocontrol përmes tre nën-kompanive të saj, Global Fluids Internacional S.A. (“GFI”), Xenemetrix Inc. (“Xenemetrix”) dhe XwinSys Ltd. (“XwinSys”), është një kompani kryesore në botë për sistemet e markimit dhe zbulimit.  GFI dhe Xenemetrix janë pionierët botëror në zhvillimin dhe zbatimin sistemeve risi të markimit molekular për industrinë e naftës dhe aktualisht kompania XwinSys është një kompani që merret me zhvillimin e këtyre sistemeve.  Sistemi unik i verifikimit, për të cilën GFI ka patentën, PetromarkTm, është një zgjidhje optimale botërore për markimin e plotë të integruar të karburantit, përzierjen dhe zbulimin e tij.  Kompania Xenemetrix është një dizajnues, prodhues dhe tregtues i sistemeve të shpërndarjes së energjisë, rreze X fluoreshente (“EDXRF”), një teknologji që është metoda më e saktë dhe më ekonomike në përcaktimin e përbërjes kimike të shumë materialeve, përfshi këtu edhe analizat e vajrave të karburanteve dhe nënproduktet e tyre.  Kompania XwinSys aktualisht është duke zhvilluar pronësi intelektuale e cila do të kombinoje teknologjinë e përpunimit të imazhit 2D dhe 3D nga Kompania Brossh Inspection Systems Ltd. nga Izraeli me teknologjinë EDXRF të kompanisë Xenemetrix’s për të zbuluar të metat e prodhimit në procesin gjysmë përpunues.

http://www.eurocontrol.ca/news/eurocontrol-commences-albanian-national-fuel-marking-contract.aspx

Për më shumë informacion për kompaninë Eurocontrol, ju lutem vizitoni faqen e internetit të Kompanisë në adresën www.eurocontrol.ca apo në kontaktin:

W. Bruce Rowlands

President dhe CEO

Eurocontrol Technics Group Inc.

Tel: (416) 361-2808 | Faks (416) 860-9900

Email: [email protected]